Shtohet numri i spektatorëve në stadiume, ja tifozëria që dominon

0

Kampionati italian i futbollit e ka shtuar ndjeshëm numrin e spektatorëve të pranishëm në stadiume, në harkun e këtij sezoni.

Kur ka përfunduar gjysma e sfidave të programuara në Serie A, me javën e 19 të mbyllur, mesatarja e mbështetësve në stadiume është 25 mijë spektatorë, një rritje me 3.2% krahasuar me kampionatin e kaluar.

Bëhet fjalë për të dhënat më të mira në 5 vitet e fundit, që kanë grumbulluar ekspertët e statistikave në futbollin italian.

Për të katërtin sezon radhazi, Interi konfirmohet si skuadra me më shumë prani tifozësh në stadiume, krahasuar me të tjerët në ndeshjet në shtëpi. Zikaltrit kanë mesatarisht 62.281 spektatorë në sfidat në “San Siro”, një rritje me 8.3% nga kampionati i kaluar.

Në vendin e dytë është skuadra e të njëjtit qytet, Milani. Kuqezinjtë koleksionojnë thuajse 53 mijë tifozë në çdo përballje në shtëpi. Në shkallën më të ulët të podiumit është Juventusi, ekip që gjithsesi ka pësuar rritje, falë edhe blerjes së bujshme të Cristiano Ronaldos.

Comments are closed.