E dashura e Mesut Ozil, Amine Gulse ka shpërndarë në rrjetet sociale një gëzim duke shkruar: “Një anëtar i ri, i është bashkuar familjes.”
E ndërsa të gjithë mund të mendojnë që Amine mund të ishte në pritje të ëmbël, ajo e ka zbuluar anëtarin e ri me një foto familjare të postuar dhe nuk është fëmijë, por bëhet fjalë për një qenush të vogël. Të cilin çifti e ka adoptuar dhe menjëherë kanë rënë në dashuri me të voglin.