Shtohen pacientët e shtruar në spitale në Francë

11

Për dy ditë me radhë, numri i njerëzve të shtruar në spital në Francë ishte mbi 700 në 24 orë.

Sipas autoriteteve fraceze, këtë të martë në spitale janë pranuar 795 pacientë të rinj.

Numri i përgjithshëm i qytetarëve që kanë nevojë për trajtim mjekësor në Francë është 12.435. Të hënën, numri i pacientëve të rinj të shtruar ishte 743.