Institucionet shtetërore, në mesin e të cilëve Ministria e Punëve të Brendshme dhe Prokuroria Publike, nuk janë të interesuar për zbatimin e Ligjit për mbrojtjen e informatorëve, raporton gazeta KOHA. Ky ligj i cili u miratua në nëntor të vitit të kaluar, sipas drejtoresh së “Transparency International” Sllagjana Taseva, ka hasur në vesh të shurdhur tek numri më i madh i organeve shtetërore që detyrohen t’i zbatojnë në praktikë dispozitat e këtij ligji. Në një vjetorin e sjelljes së këtij ligji, të cilin drejtuesja e “TI” Taseva, e cilësoj si një ndër normat ligjore më kualiteteve që është sjell ndonjëherë në Maqedoni, tha se klasa politike, gjegjësisht pushteti në vendin tonë nuk ka vullnet për mbrojtjen e informatorëve, qoftë të korrupsionit apo shkeljeve tjera ligjore. Në debatin e organizuar për përvojat dhe sfidat që burojnë nga Ligji për Mbrojtjen e Informatorëve (LMI), të mbajtur në Shkup, mes tjerash u tha se gjatë kohës që është diskutuar miratimi i këtij ligji dhe koha pasi është votuar, pushteti ka sjell dy buxhete në nivel të shtetit, megjithatë në asnjërin nuk u siguruan mjete të mjaftueshme për zbatimin e dispozitave dhe obligimeve që burojnë nga ky ligj. “Në shtet nuk ekziston vullnet politik për fillimin zbatimit të këtij ligji. Ky ligj është prej normave më kualiteteve të miratuar ndonjëherë në Maqedoni, por e qartë është se pushtetit nuk i intereson të siguron informim të mbrojtur. Ne në vazhdimësi jemi duke u munduar të konfirmojnë këtë arsye, duke biseduar me institucionet relevante. Disa prej tyre siç është Komisioni për Parandalimin e Korrupsionit, e cila është ndër më të thirrurat të siguron mbrojtje të jashtme të informatorëve, nuk dëshiron as të bisedoj. Nga ana tjetër qëndrim i zyrës së Avokatit të Popullit, si organ tjetër shtetëror që obligohet ta zbaton këtë ligj është se nuk kanë kapacitet për zbatimin e LMI, duke filluar nga personeli, resurset dhe pengesat tjera. Në ndërkohë nga MPB, një kohë të gjatë na kanë rezistuar, por kohës së fundit kemi arritur të bëjmë që marrëveshje, me të cilën ato së paku do të futen në këtë temë, dhe të shohin cilat janë detyrat e tyre që duhet bërë. Ndërsa në Prokurorinë Publike, ekziston një mosmarrëveshje e madhe dhe paqartësi se si puna e tyre do të ndahet ndaj punës së këtyre denoncimeve. Sidoqoftë, nëse dikush nuk e ka të qartë një punë nuk është turp të mëson apo të kërkon ndihmë për qartësimin e të gjitha pyetjeve lidhur me këtë çështje”, tha Taseva. Iniciativë të vetme për zbatimin e këtij ligji, siç u tha në këtë debat kanë shprehur nga sektori privat, gjegjësisht odat ekonomike. Në kuadër të këtyre të fundit u tha se tek ato kanë ndikuar kërcënimet e dënimeve, për shkak se ndaj tyre mund të ekzekutohen sanksione në rast të mos zbatimit të këtij ligji, respektivisht nëse nuk vendosin sistem të denoncimit apo informimit të mbrojtur. Po ashtu drejtuesit e “TI” thanë se lidhur me LMI, është shfaqur një mit apo situatë se ky ligj nuk mund të zbatohet për arsye të rekomandimeve nga Komisioni i Venedikut. Kjo sipas tyre nuk është e vërtet aspak, nga vetë fakti se rekomandimet e Komisionit në fjalë janë minore dhe aspak nuk ndikojnë në zbatimin e tij në praktikë. Kryetarja, Sllagjana Taseva, tha se s këto sugjerime përdoren si shkas për mos të filluar me zbatimin e LMI-së në praktikë. Ligji për mbrojtjen e informatorëve, vitin e kaluar u miratua si rezultat i një procesi politik. Lidhur me këtë normë ligjore nuk u zhvillua debat më i gjerë apo informim i opinionit për atë se çka në të vërtet nënkupton miratimi i këtij ligji. Kështu që ky ligj mendohej të jetë balanci i Ligjit për mbrojtjen e privatësi, respektivisht kjo është arsyeja kryesore sepse ky ligj ende nuk ka filluar të zbatohet në praktikë.
© Gazeta KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara