Strategu portugez, që drejtoi klubin spanjoll Real Madrid nga viti 2010 deri më 2013, është ftuar nga Gjykata e Madridit, pasi dyshohet për manipulim të miliona eurove dhe shmangie të tatimit gjatë kohës sa ishte trajner i Realit.
Sipas dyshimeve, Mourinho gjatë viteve 2011 dhe 2012 kishte shmangur 3.3 milionë euro tatime, duke mos bërë të ditura për autoritetet kontratat e tij për të drejtat e imazheve me klubin madrilen.
Mospagesa e tatimeve është bërë problem i madh në futboll. Futbollistët zakonisht deklarojnë tatimet nga kontratat me klubet, por keqpërdorimet bëhen me kontratat për të drejtat e përdorimit të imazhit dhe atyre të marketingut.
Ndër sportistët e akuzuar kanë qenë edhe Lionel Messi – i cili edhe ishte dënuar – Cristiano Ronaldo, Radamel Falcao e të tjerë.