Nga Komiteti i Helsinkit, theksojnë se edhe për kundër aktivizimit të Komisionit pëe Antikorrupsion, përfshi edhe lëndët për funksionarët më të lartë, korrupsioni është i përhapur në më shumë sfera dhe mbetet njëri prej problemeve më serioze të shtetit
Omer XHAFERI
Shkup, 10 dhjetor – Korrupsioni dhe vendimmarrja gjatë ekzistimit të konflikteve të interesit paraqesin fenomene të cilët vazhdojnë të mos ndëshkohen. Ky është konstatimi i Komitetit të Helsinkit, të cilët në shënimin e Ditës ndërkombëtare në luftën ndaj korrupsionit – 9 dhjetorin, theksojnë se perceptimi i qytetarëve është se lufta ndaj korrupsionit nuk jep rezultatet të duhura. Krahas, kësaj nga Komiteti, potencojnë se Republika e Maqedonisë së Veriut, edhe më tej vazhdon të shënoi rënie të dukshëm në listën e indeksit për perceptimin e korrupsionit – krimit serioz i cili e varros zhvillim ekonomik dhe social.
“Të nisur nga iniciativa për përgjegjësi dhe transparencë më të madhe në të gjitha institucionet, ne e kemi krijuar internet platformën prijavikorupcija.mk. Kjo Platformë është dedikuar për denoncimin e korrupsionit nga ana e qytetarëve, të cilët kanë dyshime apo të cilët do të vërejnë ekzistimin e korrupsionit. Kjo platformë është e menduar si urë apo mjet ku qytetarët do të mund sigurt dhe besueshëm të denoncojnë korrupsion, si viktima apo dëshmitar, ose nëse kanë ndonjë informacion për rast të caktuar. Po ashtu, platforma shfrytëzuesve ju mundëson të informohen për korrupsionin dhe elementet e tij, i informon qytetarët për të drejtat e tyre si viktima apo dëshmitar në korrupsion. Por edhe për obligimet qytetarë për denoncimin deri te institucionet kompetente. Gjithsesi, edhe më tej mbetet mundësia e hapur që denoncimi të bëhet drejtpërdrejtë në zyrën e tonë”, thonë nga Komiteti i Helsinkit.
Raporti i fundit Bashkimit Evropian për progresin e Maqedonisë së Veriut rreth gjendjes së korrupsionit, konstaton përmirësim të kornizës ligjore për parandalimin e korrupsionit. Zgjedhje e anëtarëve të rinj të Komisionit Antikorrupsioni, është njëra prej arsyeve të kësaj note pozitive. Megjithatë, nga Komiteti i Helsinkit, theksojnë se edhe për kundër aktivizimit të Komisionit pëe Antikorrupsion, përfshi edhe lëndët për funksionarët më të lartë, korrupsioni është i përhapur në më shumë sfera dhe mbetet njëri prej problemeve më serioze të shtetit.
“Në pjesën e rekomandimeve për tejkalimin e kësaj gjendje, Komisioni Evropian thekson se vendi duhet në mënyrë aktive t’i zbaton rregullat e reja për parandalimin dhe luftën ndaj korrupsionit dhe të nxisë, nga niveli më i lartë politik qëndrim më aktiv nga të gjithë aktorët e kësaj sfere. Më pas ta riafirmoj vullnetin politik për luftë ndaj korrupsionit, duke i mbështetur të gjitha institucionet relevante me autonominë e duhur në realizimin e prioriteteve të tyre, si dhe resurset njerëzore dhe financiare. Ta konsolidon evidencën e aktgjykimeve përfundimtare në rastet e korrupsionit të lartë, përfshi edhe konfiskimin e mjeteve kriminele dhe të siguron përgjegjësi të drejtë për materialet e përgjuara, pavarësisht reformave rrjedhëse në kuadër të sistemit të prokurorisë. Vetëm në këtë mënyrë shteti mund të shpresoj në rezultate pozitive në luftën ndaj korrupsionit”, thonë nga Komiteti i Helsinkit.
Ndryshe, nga ky Komiteti, bëjnë të ditur se ata përfshihen në luftën ndaj korrupsionit përmes monitorimit të proceseve gjyqësore për lëndët nga sfera e krimit të organizuar dhe korrupsionit, gjegjësisht përmes dhënies së ndihmës së duhur juridik viktimave nga veprimet korruptive, e kështu me radhë. (koha.mk)