“Bota nuk vuan për shkak të dhunës së njerëzve të këqij, por për shkak të heshtjes së njerëzve të mirë” Napoleon Bonaparta
Nga Nijazi IDRIZI
Shërbyesit civil dhe shëndetësor të Kosovës edhe pse tëshkolluar mirëdhe të trajnuar për shumë vjet nga projektet ndërkombëtare, ku morën përvoja të suksesshme, atyre nuk iu lejua që ato ti bartin nëinstitucionet e vendit. Kudo ku ata punuan, rezultatet ishin të pakta, ndërsa kompanitë publike (ku gjenerohen para),i sollën buzë falimentimit. Ata u përdorën nga oligarkët politik, për ti plaçkitur asetet e pasurisë së shtetit dhe taksat e popullit. Për ti arritur këto objektiva,njëpjesa e tyre u larguar nga puna; një pjesëu zhvesh nga përgjegjësitë; një pjesë tjetër u spostua nga vendimmarrja; ndërsa një pjesëu shndërruan në shërbëtorë besnik tëtyre.
Shërbyesit e aftë dhe të ndershëm,janë shantazhuar vazhdimisht sa nuk ju ka mbetur derë tjetër, ose të largohen nga vendet e tyre të punës ose të nënshtrohen, ta shkelin ligjin dhe të bëhen pjesë e krimit të organizuar. Ata që janë thyer, janë vendosur në hierarkinë e vendimmarrjes më të lartë administrative të shtetit: në ministri, në prokurori, gjykata, polici, AKI, AKP, ndërmarrje publike, agjenci etj. me të cilët është kapur shteti. Nga ky spastrim,të fundit kanë mbetur një numër tejet i vogël i profesionistëve të cilët kanë mbijetuar për shkak të emrit të mirë të tyre dhe kontributit që kanë dhënë në luftën për mbijetesë dhe çlirimtë Kosovës, po edhe si shembuj me të cilëtderi tashti është“ruajtur” një imazh pozitiv.
Për fat të keq, tashti ka ardhur edhe radha e tyre. Në mandatin e “qeverisë kineze të Kosovës”, të pesë kryeministrave, të koordinuar nga z. Haradinaj, ata po kërcënohen publikisht me një arrogancë të paparë. Kjo po ndodh me nguti, për shkak tënevojavetë mëdha të partive të voglapër ti përmbushur premtimet emëdha. Shembull tipik është rehatimi i 200 aktivistëve partiak në PTK-në e lodhur nga mbipunësimi i shumëfishtë, në emër të prurjeve profesionale. PTK-së pak para falimentimit, po i bie për fytyre ky “kryeministër” i cili më së paku ka faj në mortin e saj.
Edhe largimi arbitrarë i mjekëve me emër shkencor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës është bërë për të spostuar vëmendjen nga shndërrimi i saj në qendër biznesie çerdhe krimi. Në spitalet e Kosovës është evidentuar krimi i organizuar, nga i cili kanë pësuar njerëzit dhe buxheti i shtetit e i qytetarëve. Janë bërë pazare për prerje dhe qepje të organeve njerëzore, duke i therur njerëzit si kafshët; kanë vdekur pacient nën dyshimin e helmimit me anestezion dhe asnjë hetim nuk është bërë; kanë ndodhur krime me stenda, pasojat e të cilave askush nuk i di, sepse procesi gjyqësor nuk shpjegoi asgjë; janë dëmtuar dhe zhdukur aparaturat moderne me vlera milionëshe për ti punësuar klinikat private të oligarkëve aksionar! Për këtë gjendje të gjithë kanë heshtur.
Aktualisht zhgënjimi i njerëzve është i madh, sepse nevoja për ndryshimin e kësaj gjendjeje ka qenëe madhe. Por ndodh e kundërta!Në këtë mandat të qeverisjes shteti ka kaluar në shërbim të partive të shumta xhuxhe të koalicionit dhe pushteti është degraduar tërësisht nga mungesa e dijeve madje edhe bazike të kuadrove të tyre. Ato i kanë ndarë në mes tyre ministritë, agjencitë, kompanitë publike, spitalet e madje edhe universitetet.Me këtë ndarje janë përmbysur rolet dhe përgjegjësitë deri në atë shkallë sa “Kryeministri” dhe Ministrat i luajnë rolet e sekretarëve të tyre, e këta të fundit “hartojnë” politika.Tashti nuk mundë të qahemi për transparencë! Derisa qeveritë e kaluara kanë vjedhur, kjo po plaçkit; derisa ato ruheshin nga opozita dhe opinioni, kjo po e kërcënon atë; derisa ato i lanin hesapet me të pabindurit dhe e instalonin në pushtet klientelën partiake me marifete e improvizime të sekretarëve, tash vet ministrat shpallin dënime, pa përfill as ligj e as kanun.
Arrogancë dhe diktat i paparë. Të diturit nuk marrin pozita kyçe, ku hartohen politika të zhvillimit, ku kufizohet zhvatja e parasë publike; të besuarit nuk lejohen të kualifikohen aty ku ndërtohet shteti dhe ka sekrete; kritikët nuk pranohen aty ku thuhet fjala e lirë;profesionistet nuk kualifikohen aty ku kërkohet profesionalizmi! Ky model i qeverisjes, këta të fundit,për më keq, ika margjinalizuar, përkulur dhe i ka ulur në prehër të oligarkëve, duke ua reduktuar madje edhe vizionin, për shkak të nevojës së thjeshtësimit, që tëarrijnë të kuptohen nga ata që pos disa doracakeve që flasin për suksespersonal nuk kanë lexuar asgjë qe 20 vjet. Rangimi i njerëzit të tyre në pushtet,sipas meritave partiake dhe jo sipas përkatësisë shoqërore nuk është gjë tjetër pos një kopje e kulturës shtetformuese aktuale e modelit rus të Putinit, të kritikuar botërisht si antidemokratike.Ata po drejtojnë duke u nisur nga instinkti, pa asnjë analizë.Për ta, nuk ka rëndësi kush je e sa di, po me kënd je!
E megjithëkëtë, po këta njerëz, (të gjithë pa përjashtim), flasin për ndryshim me fjalor patriotik dhe betohen në dheun e Kosovës! Po duket ashiqare, Kosova, po vuan nga mungesa e udhëheqësve me horizont të gjerë politik e me zemër të madhe, me imagjinatë të pafund,të cilët e kuptojnë kohën në të cilën po jetojmë.