Va është shteti më sekret në botë. Nëse e kërkoni në hartat e Google-it, nuk mund ta gjeni. Nëse kërkoni vizë, do të refuzoheni. Rajoni i largët Va në shtetin Shan në lindje të Myanmar-it (ish Birmania) është vendi të cilin vetëm disa autsajderë kanë pasur rastin ta vizitojnë. Ky shtet jozyrtarisht i pavarur në Myanmar quhet “Va e Egër”, dhe siç ka zbuluar gazetari i BBC-së, Jonah Fisher, droga, paraja dhe shitja e kafshëve të egra bukfalisht po lulëzojnë, transmeton gazetametro.net. “Kemi menduar se çdokush që na viziton është spiun”, ka thënë një zyrtar i Va. Por kohërat, si në Myanmar ashtu edhe në Va, po ndryshojnë, kështu BBC, së bashku me disa gazetarë tjerë janë thirrur që të shkruajnë tregimin për këtë pjesë të largët dhe misterioz të botë. Në shtetin Va kemi hyrë nëpërmes të karaullës jo shumë larg kufirit verilindor të Myanmar-it me Kinën. Pas kontrollit të plotë nga ana e ushtarëve birmanez, kaluam në vendin e askujt, kur na morën njerëzit nga kolkana Va – tregon Jonah Fisher. Ishim nervoz gjatë pritjes në pick-up për të vazhduar rrugën, sepse kemi pas njohuri për mënyrat monstruoze se si vendasit kanë luftuar me armikun gjatë qeverisjes koloniale të Britanisë, kur kanë prerë kokat dhe pjesët e trupit bukvalisht duke iu qeshur në fytyrë. Me këto mendime kemi udhëtuar për në territoret e kryengritësve – tregon ai. Shteti Va është përafërsisht sa Wales-i, me popullatë rreth gjysmë milioni banorë. Ky është shtet i vërtetë në shtet, i rrethuar me kufijtë kinez. Autonomia e tij daton prej kohës së marrëveshjes paqësore, të cilën e kanë nënshkruar kryengritësit me qeverinë qendrore më 1989. Në këmbim të paqes, kryengritësit fituan tokë për të udhëhequr ashtu si kanë dëshiruar. Prej asaj kohe në Va rritet puna fitimprurëse bujqësore – kultivimi i makut.
Gjatë dekadës së ardhshme, shteti Va dhe Trekëndëshi i artë kanë përforcuar reputacionin si prodhues kryesor botëror të opiumit dhe heroinës. Thelbi i udhëtimit tonë të organizuar shumë me kujdes ishte se së paku pjesërisht të tregojmë se udhëheqësia e Va ka pushuar të merret me drogë, dhe se në vend të makut tani kanë filluar të kultivojnë çaj, kafe dhe gumë – tha reporteri i BBC. Shteti Va është në të vërtet më afër Kinës sesa Myanmar-it, gjë që shihet prej asaj që si valutë këtu përdoret juani kinez, gjuha kryesore është ajo mandarine, ndërsa infrastruktura, si edhe rryma dhe rrjetet e telefonisë mobile, vijnë nga përtej kufirit nga kompanitë kineze. Në këtë mënyrë shteti Va me dekada luan lojën në mes të Kinës dhe Myanmar-it, duka marrw nga të dy shtetet më të mirën për vete. Pavarësisht se çka tentonin të na paraqesin, shihet se prodhimi dhe përdorimi i drogave edhe më tutje ka rëndësi të madhe në këtë shtet. Ndoshta është ndal prodhimi i opiumit por gjithçka është tërhequr në nëntokë. Raportet e Kombeve të bashkuara dhe të State Department-it amerikan e akuzojnë Va-në se janë bërë prodhuesit kryesor të metamfetaminit, lokalisht i njohur si “laba”, tregon Fisher. Pasi fabrika e metanfetaminit nuk ka qenë në agjendën e gazetarëve, ata megjithatë i bindën nikoqirët që t`ju sigurojnë një bisedë me sekretarin e ministrisë së drejtësisë Li San Lu. “Çuditërisht ai ishte shumë i sinqertë dhe na tregoi se prodhimi i metamfetaminit është problem i madh, dhe se gjatë vitit janë sekuestruar rreth dy tonë hapa, derisa faji, siç tha, është te të huajt, sepse përbërësit importohen nga Kina India dhe Tajlanda”, zbulon BBC. Të nesërmen ishte dita e vizitës në kryeqytet Pannghsana, ku së shpejti u kuptua se Va shijen e vet për jashtëligjshmëri nuk e ka kufizuar vetëm në drogë. Në gati çdo hapë mund të shihen tezgat ku shiteshin pjesë të kafshëve të egra si psh. kafka dhe dhëmbë të tigrave, fildish dhe shumë sende tjera të ndaluara, ndërsa shitëset publikisht flitnin se klientët e tyre janë kryesisht kinezët dhe se transporti përtej kufirit është i lehtë. Dhe derisa tregtia me prodhime të ndryshme jolegale lulëzon, askush në Va nuk e ka ndërmend ta ndërroj status quo-në.