Muaji i shenjtë i Ramazanit te besimtarët myslimanë tashmë ka filluar dhe fillon me lindje të diellit e deri në perëndimin e tij. Por çka ndodhë nëse jetoni në një vend ku dielli perëndon shumë vonë dhe lind gati se menjëherë?
Në vendet si Finlanda, ku dielli perëndon shumë vonë dhe natë ka vetëm 55 minuta është gati se e pamundur të agjërohet. Myslimanët që jetojnë në rrethin arktik këtë muaj do të ballafaqohen me kushte shumë të rënda, për shkak se ata mund edhe të përballen me 24 orë dritë dielli.
Besimtarët gjatë këtij muaji e kanë të ndaluar gjatë kohës të agjerimit të pinë dhe të konsumojnë ushqim, të mos pinë duhan dhe shumë gjëra tjera. Ata gjithashtu e kanë të ndaluar të kenë marrëdhënie seksuale. Ky rregull duhet të respektohet që nga lindja e diellit e deri në perëndim, ku dhe përfundon me të ashtuquajturin Iftar.
Rreth 22% e popullsisë botërore ose 1.6 miliard njerëz, thuhet se do t`a mbajnë agjërimin përgjatë këtij muaji. Vendet ku përfshihen si Finlanda e Suedia mund të ballafaqohen me shumë pak errësir këtë periudhë të vitit. Një familje ka treguar eksperiencat e saj gjatë agjërimit, në veriun e Finlandës ku natë kanë vetëm 55 minuta gjatë 24 orëve.
Mohammed thotë se “agjërimi fillon nga ora 1:35 e natës dhe mbaron në orën 12:48 të natës tjetër”. Pra agjërimi mbahet përgjatë 23 orëve e 5 minutave. Shoqëria ime, familja ime dhe të tjërët që jetojnë në Bangladesh, nuk munden ta besojnë që ne agjërojmë për më shumë se 20 orë. “Pra kur atë e kuptojnë se ne mbajmë agjërim këtu për 22 apo 23 orë, ata thjeshtë thonë: Është e pabesueshme, si mundeni ta përballoni atë?” Por i falemderit Zotit ne mundemi ta përballojmë dhe e bëjmë me shumë kënaqësi”, thotë ai.
Ai gjithë ashtu ka thëne se njerëzit të tjërë që jetojnë në kushte të tilla kanë zgjedhur edhe kushte të tjera. “Disa nga muslimanët që jetojnë në Lapland të Finlandës kanë zgjedhurë mënyrë tjetër të agjërimit, ata kanë marrë për ta respektuar tabelën e orarit për agjërim nga vendi më i afërt islamik, Turqisë”, tregon ai. Në varësi nga vendet ku jetojnë, të tjerët përballën me orare të ndryshme, përshembull ata që jetojnë në Britaninë e Madhe, agjërimi mundet të ju zgjasë nga 16 deri ne 19 orë.