Skandal: Gjermanët hedhin hije dyshime për Fali Ramadanin dhe transferimet e errëta

Shteti gjerman ka nisur hetime në drejtim të menaxherit shqiptar Fali Ramadani, pasi ky i fundit është zhdukur që një kohë. Ramadani i cili drejton kompaninë e madhe të menaxhimit të talentëve “Lian Sports”, njihet si njëri prej menaxherëve më të fuqishëm në Evropë, shkruan Zëri.info, përcjellë gazeta Koha.

Kryesisht, në menaxhim, Ramadani ka futbollistë serbë, derisa së fundmi transferoi Luka Jovicin në Real Madrid nga Eintracht Frankfurti. Megjithatë, së fundmi është raportuar për disa parregullësi të transferimeve që ka finalizuar Ramadani, duke përfshirë këtu edhe moshën e re të futbollistëve, kryesisht atyre serbë.

Në fillim i shet te një klub mesatar si Apollon Limassol në rastin e Jovic dhe më pas pa u aktivizuar fare aty i shet sërish te një klub më i mirë si në rastin e Jovic te Benfica. E gjitha kjo për të fituar më shumë para te llogaritë e tij bankare në Qipro, Maltë dhe Karaibe.

Fali Ramadani siç raporton “Der Spiegel“ nuk ka dhënë asnjëherë intervistë dhe është shfaqur shumë rrallë në publik. Aktualisht dyshohet se ai ndodhet në Karaibe.