Shtetet e BE’së bëhen bashkë për Kosovën: Ushtria është e drejtë sovrane e Kosovës

Formimi i Ushtrisë së Kosovës ka marrë përkrahje të fuqishme nga 8 shtetet anëtare aktuale dhe të tjera që do të bëhen pjesë vitin tjetër në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, duke u bërë bashkë për të përkrahur të drejtën e Kosovës për të pasur ushtri.

Deklarata është nënshkruar nga Britania e Madhe, Belgjika, Franca, Gjermania, Italia, Holanda, Polonia dhe Suedia, njofton gazetametro.net.
Aty thuhet se Kosova ka të drejtë formimin e ushtrisë së saj, pasi përkushtimi i saj është transformimin gradual të forcës së sigurisë, në koordinim të plotë me NATO-n dhe partnerët e saj.

Por, ato kanë porositur që të ruhet marrëveshje me KFOR’in sa i përket operimit të FSK’së në veri.

“Inicimi i procesit për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës është e drejtë sovrane e Kosovës. Ne e kemi parasysh përkushtimin e Kosovës për transformimin gradual të forcës së sigurisë, në koordinim të plotë me NATO-n dhe partnerët e saj. Ne i bëjmë thirrje Kosovës që ta bëjë tranzicionin e FSK-në në 10 vitet e ardhshme në mënyrë transparente dhe gjithëpërfshirëse, për të përfshirë komunitetet dhe bëjmë thirrje që kjo të mos ndikojë në dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit. Ne gjithashtu bëjmë thirrje që të ruhet marrëveshja me KFOR-in sa i përket operimit të FSK-së në veri”, thuhet në komunikatën e përbashkët./gazetametro.net