Bruksel, 15 janar – Ministrat e Shëndetësisë së gjashtë shteteve të BE-së shprehën “shqetësim serioz” për vonesën në dërgimin e vaksinës Fajzer/BioNTek kundër virusit të ri korona.
Ministrat e Danimarkës, Estonisë, Finlandës, Lituanisë, Letonisë dhe Suedisë përmes një letre e dënuan sot atë situatë “të papranueshme” e cila e vendos në pikëpyetje “besimin e procesit të vaksinimit”.
Laboratori amerikan Fajzer paralajmëroi se do ta ngadalësojë dërgimin e vaksinave kundër virusit korona në Evropë nga java e ardhshme, derisa kompania nuk i përmirëson kapacitetet e saj prodhuese.
Kompania i zgjeron kapacitetet e saj për rritjen e prodhimtarisë prej 1,3 në dy miliardë doza në vit.
Në letër, ministrat kërkuan që BE-ja urgjentisht të hyjë në kontakt me kompaninë dhe e theksuan nevojën që të sigurohet qëndrueshmëri dhe transparencë me dorëzimin me kohë të vaksinave.