Shkup, 7 gusht – Grafa për shtetësi në ekstraktet e lindjes, të kurorëzimeve dhe të vdekjes, prej dje plotësohen “E Maqedonisë/qytetar i Republikës së Maqedonisë së Veriut”, informojnë nga Drejtoria për udhëheqje të librave amë.
Lidhur me reagimet në opinion për plotësimin e grafës në fushën shtetësi me viza të pjerrëta (/////), nga Drejtoria cekin se ajo ka ndodhur, sepse është dashur të zbatohet procedurë adekuate në sistemin elektronik për dhënie të ekstrakteve të të lindurve, kurorëzimeve dhe të vdekurve.
“Në pajtim me nenin 2 paragrafi 3 nga Ligji kushtetues për zbatim të amendamenteve nga XXXIII deri XXXVI të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, në grafën e shtetësisë në ekstraktet e lindjes, kurorëzimeve dhe të vdekjes, të dhëna para dhe pas hyrjes në fuqi Marrëveshjes përfundimtare mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Greqisë, duhet të shkruhet maqedonas/qytetar i Republikës së Maqedonisë së Veriut, ndërsa në ekstraktet dygjuhëshe ‘E Maqedonisë/qytetar i Republikës së Maqedonisë së Veriut’”, thonë nga Drejtoria për udhëheqje të librave amë.