Shtetësia e Onishçenkos, raporton në Kuvend Viktor Dimovski

Filloi mbledhja e Komisioni për mbikëqyrjen e punës së Agjencisë për Sigurinë Kombëtare (ASK) dhe Agjencisë së Zbulimit, ku drejtori i ASK-së Viktor Dimovski, duhet të flasë për ukrainasin e dyshuar Oleksandar Onishçenko, i cili ka marrë shtetësi të Maqedonisë së Veriut.

Por Dimovski kërkoi që seanca të jetë e mbyllur për mediat dhe opinionin.

“Dëshiroj që seanca të jetë e karakterit të mbyllur, sepse dokumentet që më kërkuat ti prezantoj janë të karakterit të klasifikuar. Po ashtu dua të flas edhe për akuzat tjera që më bënë opozita për gjoja ndjekjen e opozitës”, deklaroi Dimovski.

Advertisements

Ai tha se do të flasë për mediat pasi të përfundojë seanca e Komisionit.