Shkup, 17 dhjetor-“Adresa” e qindra Maqedonve me pasaportë të bullgarisë gjendet para një shtyll një elektrike në afërsi të qytetit bullgar Bllagoevgrad. Katja Mateva, ish drejtoreshë e për shtetësi në Ministrinë e Drejtësisë të Bullgarisë, për “EU Observer”, është shprehur se në vitin 2016 është përjashtuar nga puna për shkak se ka refuzuar të marrë në pjesë në ndarjen e jashtëligjëshme të shtetësive bullgare që janë blerë me para, raporton KOHA.
Sic thekson Mateva plaku i fshatit afër Bllagoevgradit si adresë për shtetasit e Maqedonë në Bullgari e ka regjistruar adresën e një shtylle elektrike, në bazë të të cilës më pas janë kërkaur vërtetimet e prejardhjes bullgare.
“Në këtë “shtyllë” janë regjistruar mijëra njerëz”, sqaron ish drejtoresha e Ministrisë së Drejtësisë.
Ndryshse, në tetor të këtij viti policia bullgare arrestoi emra të njohur, të dyshuar për keqpërdorim të shtetësive. Mes tyre gjendet edhe Petar Harallampiev, drejtor i Agjensionit shtetëror për bullgarët jashtë vendit. Megjithatë, Mateva thote se përkundër arrestimit të tij, asnjë nuk është stopuar dhe se blerja e shtetësisë bullgare vazhdon të bëhet duke filluar nga 500 e deri në 7 mijë euro.(koha.mk)