Një shtetase e Ukrainës njëzet e tre vjeçare me qëndrim të përkohshëm në Tetovë, të enjten mbrëma në ora 22:30 në SPB Tetovë, ka raportuar se dy orë më parë është sulmuar fizikisht para pallatit ku banonte në rrugën “Vidoja Smilevski-Bato” në Tetovë nga personi B.S.(41) nga fshati Sellcë. Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.