Shtetasi i Turqisë i dyshuari për kontrabandën e arit dhe parave në “Tabanoc”

Prokuroria Themelore në Kumanovë pas kallëzimit penal ka dhënë urdhër për hetim kundër një shtetasi të Turqisë, me vendbanim në Shkup, i cili dyshohet për kontrabandë.

Ai dyshohet se është përgjegjës për kontrabandën e arit dhe parave të padeklaruar në “Tabanoc”, që u zbulua nga Drejtoria Financiare gjatë ditës së djeshme.

“I dyshuari, 55-vjeçar është shfrytëzues i pensionit të pleqërisë në Republikën e Turqisë, ndërsa në vend është i punësuar me kontratë në vepër si shofer autobusi në një kompani transportuese nga Shkupi. Më 7 gusht, i dyshuari ishte duke vozitur autobus në linjën e rregullt Poreq, Republika e Kroacisë-Gostivar, Republika e Maqedonisë së Veriut. Në vendkalimin kufitar Tabanoc, përmes vijës doganore, me hyrjen në vend ka tentuar t’i shmanget kontrollit doganor dhe në masë të madhe ka bartur mallin e padeklaruar – bizhuteri ari, ora dhe pllaka ari në vlerë të përgjithshme prej 36.305.644,81 denarëve”, thonë nga Prokuroria.

Advertisements