Tiranë, 5 nëntor 2018 – Në vendkalimin kufitar Komo Brogeda (Como Brogeda), në kufirin italian-austriak, policia ka arrestuar një shtetas të Maqedonisë, në automobilin e të cilit ka gjetur tre kilogramë kokainë.
Shtetasi i Maqedonisë, identiteti i të cilit nuk theksohet, por se thuhet se e njëjti ka udhëtuar me automobil luksoz “BMË7” ka deklaruar se kthehet nga Holanda dhe se udhëton për në Shqipëri. Gjatë kontrollit të automjetit janë zbuluar tre pako me nga një kilogram kokainë e pastër, të fshehura në pjesë të bërë të posaçme në brendësinë e automobilit luksoz. Janë sekuestruar edhe automjeti, si dhe dy celularë.
Shtetasi i arrestuar i Maqedonisë, i cili është dërguar në burgun Bassone (Como), sipas mediave italiane do të përgjigje për tregti ndërkombëtare me drogë.
Nën këtë aktakuzë i kanoset dënime me burgim nga gjashtë deri në 20 vjet dhe gjobë financiare nga 26 mijë deri në 260 mijë euro