Shkup, 24 gusht – Policia në Kodër të Diellit ka arrestuar një shtetas gjerman të kërkuar përmes Interpolit për shkak të organizimit dhe furnizimit të 700 kg. drogë narkotike nga Amerika Jugore deri në Hamubrg. Gjykatës në procedurë paraprake ndaj pesëdhjetë e pesë vjeçarit R.V.L ka shqiptuar masën e paraburgimit ekstradues në kohëzgjatje prej 30 ditësh, njofton Koha.mk
Siç ka njoftuar MPB, më 21 gusht 2019 Byroja për siguri publike- Sektori për shkatërrimin e krimit të organizuar dhe serioz në bashkëveprim me nëpunësit e policisë nga Shërbimi federal kriminalistik nga Gjermania- BKA dhe nëpunës policor nga njësiti për luftë kundër drogës nga Hamburgu, Gjermani ndërsa në koordinim me PTHP-në e kanë privuar nga liria shtetasin gjerman R.V.L (55) anëtar i grupit të organizuar ndërkombëtar kriminal. Shtetasi gjerman është kërkuar me fletëarrest ndërkombëtar të Interpolit.
Para së të privohet nga liria, shtetasi gjerman disa muaj ka qëndruar në vendin tonë, më saktë në vikend lagjen në Kodër të Diellit me identitet të rremë.
Shtetasi gjerman i është dorëzuar Sektorit për bashkëpunim ndërkombëtar policor pranë MPB-së për shkak të procedurës së mëtejmë lidhur me fletëarrestin ndërkombëtar të Interpolit, ndërsa PTHP -Tetovë ka ngritur kallëzim penal kundër tij. (koha.mk)