Shtëpia e vërtetë e Barbie del në shitje (FOTO)

Një shtëpi si ajo e Barbie ka dalë në shitje për 1.1 milionë dollarë. Banesa ndodhet në Uiskonsin të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ka 7 dhoma gjumi, 4 tualete dhe është e lyer me rozë, jashtë dhe brenda. Prona është mbi 500 metra katrorë dhe është ndërtuar në vitin 1990. “Ky pallat rozë mahnitës është ëndrra e çdo vajze”, lexohet në reklamën e pronës.