Duket se Amerika mund të ketë një Shtëpi të re Bardhë nën Presidentin Donald Trump, të paktën, teksa pret liderët botërore dhe trajtimin e krizave ndërkombëtare, gjatë muajve të dimrit. Presidenti ka përdorur një prej super-vilave luksoze në Florida në fundjavë, shkruan “International Buisiness Times”. Që nga sigurimi i Shtëpisë së Bardhë më janar 20, Trump ka vizituar pronën jugore për të parë Super Boël, për të luajtur golf me kryeministrin japonez Shinzo Abe dhe të kalojë kohë me gruan e tij, Zonjën e Parë Melania Trump, e cila ka munguar në Shtëpinë e Bardhë që prej festimeve të inaugurimit. Vila, e ndërtuar për herë të parë në mes të 1924 dhe 1927 nga një trashëgimtare e shquar, ofron ngrënie, hokej mbi bar, një banjë të plotë, argëtim, tenis dhe shërbime të tjera për anëtarët e pasur. Normat e anëtarësimit janë dyfishuar në me 200,000 dollarë që kur që Trump u zgjodh si presidenti i 45-të i Shteteve të Bashkuara.