Stafi i Shtëpisë së Bardhë ka bërë të ditur për mediat se Shërbimi Sekret ka nisur hetimet për gruan që bëri status në Twitter duke kërkuar vrasjen e Presidentit amerikan Donald Trump. Deri tani është zbuluar se gruaja e quajtur Heather është nga Kentucky. Autoritetet tashmë kanë marrë në pyetje gruan në fjalë dhe ka bërë kërkime rreth të kaluarës së saj. Pasi të përfundojë hetimi, rezultatet do t’i dërgohen zyrës së prokurorit, që më pas do të vendosë nëse do të ngrejë padi penale ndaj saj apo jo. Sipas ligjit amerikan, kërcënimet ndaj presidentit dënohen me 1-5 vite burgim.