Uashington, 19 dhjetor– SHBA-ja filloi ta tërheqë ushtrinë e saj nga Siria, njoftoi sot zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Sara Sanders.
Ajo sqaroi se kthimi i ushtarëve amerikan në shtëpi është një fazë e re në fushatën kundër organizatës terroriste “Shtetit islamik”.
“Fitoret mbi “Shtetin islamik” në Siri nuk do të thotë fund i koalicionit antixhihadist global apo të fushatës së saj. Filluam t’i kthejmë ushtarët amerikan në shtëpi, sepse kalojmë drejtë një faze të re të kësaj fushate”, tha Sara Sanders.
Ajo theksoi se para pesë vite “Shteti islamik” ka qenë “një forcë e fuqishme dhe e rrezikshme e Lindjes së mesme”, por tani SHBA-ja i dha fund kalifatit, i shpallur nga grupi në territoret ku sundonte.