Uashington, 1 prill – Shtëpia e Bardhë vlerëson se në SHBA nga koronavirusi i ri do të pësojnë mes 100.000 dhe 240.000 persona, nëse ndiqen udhëzimet e tanishme për distancim social.
Parashikimet u prezantuan dje në brifing në shtëpinë e Bardhë. “Nëse nuk vendosen masa për distancë sociale në vend, mes 1,5 dhe 2,2 milionë njerëz do të vdisnin”, deklaroi koordinuesja e grupit të punës në Shtëpinë e Bardhë me Kovid-19, Debora Barks.
Presidenti amerikan Donald Tramp u bëri thirrje amerikanëve të përgatiten për dy javë të rënda dhe theksoi se vendi së shpejti do ta shohë “dritën në fund të tunelit”.
“Dëshiroj çdo amerikan të jetë i gatshëm për ditë të rënda që vijojnë”, ka thënë Tramp në konferencën për shtyp në Shtëpinë e Bardhë.(koha.mk)