Uashington, 23 janar – Shtëpia e Bardhë nuk bëri të ditur se presidenti amerikan Donald Tramp do të vendosë vetë të ligjit në Senat me të cilin zhbllokohet puna e Qeverisë deri më 8 shkurt, me ç’rast do të vazhdonin negociatat rreth kërkesës së tij për ndërtimin e murit në kufirin me Meksikën.
Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sara Sanders refuzoi të tregojë nëse Trampi do ta nënshkruajë ligjin.
Ajo refuzoi të hyjë në supozime rreth ligjit, i cili kaloi në Dhomën Përfaqësuese, të kontrolluar nga demokratët dhe për të cilin nesër duhet të prononcohet Senati, ku shumicë kanë republikanët.