Uashington, 28 qershor – Shtëpia e Bardhë mohoi se presidenti Donald Tramp ka qenë i njoftuar nga shërbimet zbuluese amerikane se ushtria ruse u ka ofruar shpërblime militantëve të lidhur me talebanët për vrasjen e ushtarëve amerikanë në Afganistan, ndërsa kandidati për president i demokratëve, Xho Bajden e ka kritikuar Trampin që nuk ka ndërmarrë aksion kundër Moskës.
Në kumtesën e Shtëpisë së Bardhë thuhet se as presidenti, e as nënpresidenti Majk Pens nuk janë njoftuar për shpërblimin eventual të zbulimit rus.
Sipas Nju-Jork Tajms, shërbimi ushtarak rus ka ofruar shpërblime për sulme të suksesshme ndaj forcave amerikane dhe aleatëve të tyre vitin e kaluar, si dhe se militantët islamikë dhe aleatët e tyre të armatosur kanë fituar para në atë mënyrë.
Nju-Jork Tamjs pohon se Tramp është nioftuar për këtë, por nuk ka lejuar ndërmarrjen e masave si përgjigje ndaj sjelljes së tillë ruse.