Vëllai më i vogël i presidentit amerikan Donald Tramp, Robert është hospitalizuar në Nju-Jork, kumtoi sot Shtëpia e Bardhë pa dhënë detaje të tjera.
Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Xhud Dir e konfirmoi se vëllai më i vogël i Trampit është në spital.
Presidenti pritet ta vizitojë vëllain e tij gjatë ditës, shtoi zëdhënësi.
Ej-Bi-Si njofton se Robert Tramp ka qenë “shumë i sëmurë”, duke iu referuar burimeve të paemëruara.
Nuk dihet se për çfarë sëmundje bëhet fjalë.