Uashington, 8 korrik – Qytetarët të cilët jetojnë në shtetet federale amerikane, më të goditura nga përhapja intensive e koronavirusit të ri, duhet t’u përmbahen masave dhe rekomandimeve nga e a.q. faza e parë e përshkruar nga Shtëpia e Bardhë, deklaroi sot Debra Briks, koordinatore e ekipit të Shtëpisë së Bardhë për luftë kundër Kovid-19.
Ajo theksoi se është primare të mbahen maska mbrojtëse, të shmangen restorante, kafene dhe klube të natës, me qëllim që të pengohet përhapja e koronavirusit.
Paraprakisht, presidenti amerikan, Donald Tramp, disa herë, tha se ekonomia nuk guxon sërish të ndalet.