Shkup, 2 nëntor – Shtëpia botuese “Shkupi”, në bashkëpunim me Shoqatën kulturore MIGJENI nga Boras në Suedi nga 31 tetor deri më 4 nëntor 2017 organizon “DITËT E LETËRSISË SUEDEZE NË SHKUP”. Shoqata Botuese “Shkupi” në veçanti bën edhe Promovimin e 5-së librave të përkthyera nga suedishtja në shqip të përkthyera nga Sokol Demaku. Promovimi bëhet sot në orden 11 në Sallën e komunës së Çairit. Për 3 librat e Jonas Kherimit: “I thërras vëllezërit e mi”, “Gjithçka që unë di” dhe “Syri i Kuq”, do të flet Sokol Demaku, ndërkaq për dy librat tjerë “Maria Frensborg- Zemërimi, frika dhe premtimi” dhe “ Lena Andershon –Mëkatimi”, flet Fadil Curri. Paraqitjen e tij do të ketë edhe autori Hamit Gërguri, i cili do të flet përgjithësisht për librat e tij të përkthyer nga suedishtja në shqip, si dhe bashkëpunimin letrar ndërmjet Sh.B “SHKUPI” dhe Shoqatës kulturore MIGJENI nga Suedia. Ndërmjet folësve të veprave të promovuara, poezitë e tyre do t’i recitojnë: Anna Degerman,Britta Stenberg, Kristin Bjarnadottur, Anna Mattson, Rahim Ganiu, Emine Hoti etj. Në këtë manifestim letrar, praninë e tyre e kanë konfirmuar Ambasadori i Suedisë në Maqedoni, ekselenca e tij Mats Stafanson si dhe Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë Talat Xhaferri. Janë ftuar edhe shumë botues, shkrimtarë, profesor dhe figura të rëndësishme shoqëroro politike vendore.