Edhe frikë edhe dashuri, e kaplojnë njeriun në momentin që i sheh këto fotografi të mrekullueshme. Këto kanë arritur që në shpejtësi të dritës të pushtojnë botën, me numër të madh të shikueshmërisë, pëlqimeve dhe lloj-lloj komente të ndryshme.
Vallëzimi në shkop kohëve të fundit është bërë shumë i famshëm në botë, shkruan gazetametro.net Ata të cilët e praktikojnë thonë se ky ushtrim i përfshinë shumë lloje të ushtrimeve si vallëzimin, fitnesin, akrobatiken si dhe artin.
Përveç se e lavdërojnë ata që merren me këtë ushtrim edhe ata që e shohin kanë fjalë shume të mira sepse kryesish femrat kanë të bëjnë lëvizje shumë fleksibile, të kenë edhe shumë fuqi. Mirëpo kohës së fundmi, rrjetin social Instagram e kanë pushtuar disa fotografi të cilat po na lënë pa fjalë.
Bëhet fjalë për trajnerin Sendi P. e cila është shtatzënë. Ushtrimet gjatë shtatzënisë janë të domosdoshme, sidomos për ato femra që kanë bërë ushtrime edhe para se të mbetën shtatzënë.