Mendohet se ajo është shtatzënë në muajin e tetë me fëmijën e parë të saj me Cristiano Ronaldon. Georgina Rodriguez ka treguar barkun e rrumbullakosur përkrah të dashurit Crisitano Ronaldo teksa ishin në çmimet e futbollistëve më të mirë të FIFA në Londër, ku ai fitoi si lojtari më i mirë i vitit. Georgina dukej e mrekullueshme me fustanin e saj ngjyrë argjendi, teksa 22-vjeçarja përkëdhelte djalin 7-vjeçar të futbollistit, Cristiano Jr. Modelja spanjolle nuk e ka shfrytëzuar shtatzëninë për famë, madje shpesh është përpjekur mos të rënë në sy, teksa dhe në eventin e fundit kishte veshur dhe një palë taka mjaft të larta.