Këtë shtator do të mbahen një sërë manifestimesh interesante kulturore dhe argëtuese në rivierën e Ulqinit.
Ditën e parë të këtij muaji përfundoi manifestimi tre ditor i folklorit, ndërsa nis Panairi i artizanëve, së shpejti edhe panairi i prodhimeve vendase dhe kolonia e piktorëve, ndërsa me 7 shtator fillon Festivali ndërkombëtar i muzikës klasike.
Nga mesi i këtij muaj do të mbahet Festivali ndërkombëtar i modërs „Ulcinj Fashion Nights“.
Nga Organizata Turistike thonë se me organizimin e këtyre manifestimeve tentojnë të zgjasin sezonin turistik.