Damask, 28 dhjetor – Njësitë e armatës siriane sot kanë ndërmarrë kontrollin mbi qytetin Manbixh, 85 kilometra nga Alepo, duke vendosur flamurin kombëtar, ka deklaruar përfaqësues i Shtatmadhorisë së forcave të armatosura të Sirisë.
Moska menjëherë e ka përshëndetur informatën se armata siriane e ka marrë Manbixhin, që më parë ishte nën kontrollin e grupeve kurde.
“Mbështetja e parezervë është hap pozitiv drejt stabilizimit të situatës”, ka thënë zëdhënësi i presidentit rus, Dmtrij Peskov.
Sipas njoftimit, ushtria ka hyrë në qytet si përgjigje e thirrjes së popullatës dhe në pajtueshmëri me detyrat për ruajtjen e sovranitetit shtetëror mbi gjithë territorin e vendit.