Shkup, 8 gusht – Me vendosjen e luleve para pllakës përkujtimore në Karpallak dhe në kompleksin “Karpallak” në Prilep sot do të shënohet 17 vjetori i vdekjes së 10 pjesëtarëve të forcave të sigurisë në Karpallak në vitin 2001.
Në vendin Karpallak si edhe para kompleksit në qendër të Prilepit kurora me lule do të vendosin një delegacion i Kuvendit, i Ministrisë së Mbrojtjes dhe i Armatës së Republikës së Maqedonisë.
Më 8 gusht të vitit 2001 në rrugën Shkup-Tetovë në afërsi të fshatit Grupçin tek vendi Karpallak nga prita është sulmuar një konvoj i Armatës së Republikës së Maqedonisë, me ç’rast e humbën jetën dhjetë pjesëtarë të armatës.