Shtip, 29 shtator – Një aksident rrugor ka ndodhur sot në mëngjes në rrugën Shtip-Radovish, në vendin e quajtur “kilometri i tetë”, në të cilin kanë marrë pjesë një autobus dhe një furgon. Sipas informacioneve fillestare, bëhet fjalë për një autobus në të cilin janë transportuar pjesëtarë të Ushtrisë, të cilët kanë udhëtuar me autobus nga qytetet e tyre për në vendet e punës në Shkup.
Zëdhënësja e Spitalit Klinik Shtip, Marina Shumanska konfirmon për MIA-n se 17 persona me lëndime trupore janë hospitalizuar dhe ekzaminimet mjekësore dhe incizimet janë në proces. Sipas informacioneve fillestare të lënduarit nuk janë në gjendje të rrezikshme për jetën.
Zëdhënësja e SPB-Shtip, Gordana Panajotova thotë se është në proces inspektimi i vendit të aksidentit nga ekipet, ndërsa aksidenti ndodhi para orës shtatë. Autoritetet do të njoftojnë më shumë detaje rreth aksidentit më vonë gjatë ditës.