Një shofer ka marrë lëndime të rënda trupore në njërin nga gjithsej 17 aksidentet e trafikut të regjistruar në 24 orët e kaluara në rajonin e SPB Shkup. Në 11 lëndime më të lehta kanë marrë 15 persona, ndërsa në pesë aksidente janë shkaktuar dëme materiale.
Gjatë ditës së djeshme policia e trafikut ka zbuluar dhe sanksionuar një numër më të madh të kundërvajtjeve, midis të cilëve nëntë shoferë të cilët nuk i kanë respektuar kufizimet e shpejtësisë së lëvizjes, 11 shoferë e kanë drejtuar automjetin pa patentë shoferi, gjegjësisht të paregjistruar, si dhe 23 shoferë të cilët gjatë drejtimit të automjetit nuk e kanë përdorur rripin e sigurisë ose e ka përdorur telefonin celular. Janë sanksionuar 83 automjete të parkuara në mënyrë jo të rregullt. Janë sanksionuar edhe pesë këmbësorë të cilët kanë kaluar jashtë kalimit të shënuar këmbësor, gjegjësisht kanë kaluar dritë të kuqe të semaforit. Me ndihmën e automjetit special “karrotrec”, janë larguar 75 automjete.
Në kuadër të aksionit edukativ për qarkullim “T’i mbrojmë fëmijët në komunikacion”, Sektori për parandalim sot do të realizojë punëtori edukative me nxënësit në klasën e katërt në SHF “Koço Racin”, e cila ndodhet në rajonin e Komunës Qendër. Sot në hapësirat e Stacionit policor nga kompetenca e përgjithshme “gazi Babë” me fillim në orën 19 do të mbahet masë edukative – mësim qarkullimi, në të cilin do të marrin pjesë qytetarë pjesëmarrës në komunikacion në cilësinë e shoferëve të cilët nuk e kanë përdorur rripin e sigurisë ose e kanë përdorur telefonin celularit gjatë drejtimit të automjetit.