Kabul, 27 tetor – Shtatë persona humbën jetën në disa sulme të sinkronizuara në afërsi të bazës të forcave speciale policore në provincën afgane Kost.
Sulmi ka filluar me shpërthimin e një auto-bombe, dhe pastaj ka vijuar këmbim zjarr, ndërsa pastaj është kryer edhe një sulm kamikaz.
Në sulm janë lënduar rreth 30 persona.
Qeveria afgane edhe më tej lufton kundër talebanëve edhe krahas kësaj që në Katar po mbahen negociata paqësore.