Gjatë tre ditëve të kaluara në rajonin e SPB Shkup kanë ndodhur 20 aksidente trafiku, prej të cilëve në gjashtë lëndime të lehta trupore kanë marrë shtatë persona, ndërsa 14 kanë kaluar me dëme të shkaktuara materiale. Policia e trafikut të premtën keu ekspertizë në 10 aksidente trafiku. Në pesë prej tyre lëndime më të lehta kanë marrë pesë persona, ndërsa në pesë është shkaktuar dëm material. Siç inspektori i pavarur Dragan Veljanoski, të shtunën është kryer ekspertizë në gjithsej shtatë aksidente trafiku. Dy persona kanë marrë lëndime më të lehta trupore në një aksident trafiku, ndërsa është shkaktuar dëm material në gjashtë aksidente. Dje është realizuar ekspertizë në tre aksidente trafiku dhe të njejti janë vetëm me dëme të shkaktuara materiale. Gjatë tre ditëve të kaluara nga ana e policisë së trafikut, janë sanksionuar 67 drejtues të automjeteve të cilët me automjetin kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe nga e lejuara, 13 drejtues e kanë drejtuar automjetin nën ndikim të alkoolit, katër drejtues kanë kaluar në dritë të kuqe në semafor, si dhe 18 drejtues të cilët e kanë drejtuar automjetin pa patent shofer, gjegjësisht të paregjistruar. Janë dënuar edhe 85 automjete të parkuar në mënyrë të parregullt. Me ndihmën e automjetit special “karrotrec”, gjatë tre këtyre tre ditëve janë larguar 128 automjete të cilët në masë më të madhe e kanë penguar zhvillimin normal si të komunikacionit këmbësorik ashtu edhe të atij motorik.