SHBA-ja, Japonia, Kanada, Koreja e Jugut, Tajvani, Filipinet dhe Singapori u pajtuan të vendosin sistem të përbashkët për këmbim të të dhënave, duke përfshirë edhe të dhënat personale, që do të jetë i mbyllur për Kinën dhe Rusinë.
Sipas gazetës ditore japoneze Nikei, pritet t’i këmbehen strukturat relevante të forumit për Bashkëpunim ekonomik aziatik-pacifik (APIS), ku marrin pjesë Kina dhe Rusia. Në të ardhmen, disa vende të cilat nuk janë anëtare të APIS, duke përfshirë Brazilin dhe Britaninë e Madhe, do të ftohen të përfshihen në këtë sistem për këmbim të informatave. U planifikua që të formohet strukturë për transmetim të vëllimit të madh të informatave të ndryshme, duke përfshirë edhe të dhënat ekonomike, të krahasueshme sipas vëllimit me mekanizmin adekuat në Bashkimin Evropian. Ky sistem pritet të shfrytëzohet për zgjerimin e mëtejshëm të rrjeteve për e-tregti.