Sipas komunave, numri i përgjithshëm është si vijon, në Komunën e Tetovës 114 raste janë me virusin Covid , kurse 7 kanë ndërruar jetë, në komunën e Bogovinës 50 raste me Covid , ndërsa 6 persona kanë ndërruar jetë. Në Komunën Tearcës ka 23 raste, ndërsa 2 persona kanë ndërruar jetë. Në Komunën e Bërvenicës janë regjistruar 15 raste me Covid, ndërsa 1 person ka ndërruar jetë. Në Komunën e Jegunocit janë regjistruar 6 raste me Covid, ndërsa në Komunën e Zhelinës 7 të infektuar, kurse 3 persona kanë ndërruar jetë
Tetovë, 1 qershor – Shtabi i krizës në Komunën e Tetovës realizoi mbledhjen e 14-të, nga e cila informohet opinioni se sot në Tetovë dhe komunat përreth janë regjistruar 7 raste të reja me COVID19, me çka numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve mbetet 215. Nga ky numër, deri më tani janë shëruar 112 persona, kurse 21 kanë ndërruar jetë, me çka numri i rasteve aktive në Tetovë dhe 5 komunat përreth është 82. Rastet pozitive të ditës së hënë janë kryesisht nga skriningu i klubeve sportive në Komunën e Tetovës.
Sipas komunave, numri i përgjithshëm është si vijon, në Komunën e Tetovës 114 raste janë me virusin Covid , kurse 7 kanë ndërruar jetë, në komunën e Bogovinës 50 raste me Covid , ndërsa 6 persona kanë ndërruar jetë. Në Komunën Tearcës ka 23 raste, ndërsa 2 persona kanë ndërruar jetë. Në Komunën e Bërvenicës janë regjistruar 15 raste me Covid, ndërsa 1 person ka ndërruar jetë. Në Komunën e Jegunocit janë regjistruar 6 raste me Covid, ndërsa në Komunën e Zhelinës 7 të infektuar, kurse 3 persona kanë ndërruar jetë. “SPB në Tetovë informoi se gjatë fundjavës në Komunën e Tetovës dhe komunat përreth janë regjistruar 86 shkelje për mosmbajtje të maskave mbrojtëse, dhe ndaj këtyre qytetarëve janë shqiptuar gjoba konform dispozitave ligjore në fuqi. Në izolim me vendim në Komunën e Tetovës janë gjithsej 224 persona, në vetizolim 35, kurse në karantinë shtetërore në kapacitetet e Kodrës së Diellit gjenden 176 persona”, tha Teuta Arifi, kryetarja e Komunës së Tetovës.
Ajo më tej apeloi që qytetarët të jenë më të kujdesshëm. “Apelojmë deri te qytetarët që të jenë veçanërisht të kujdesshëm, të respektojnë masat dhe rekomandimet, duke mbajtur maska mbrojtëse, të ruajnë distancën sociale dhe të lajnë duart vazhdimisht. Ky virus është dhe do të jetë mes nesh edhe një kohë të gjatë, andaj është e domosdoshme që të gjithë të sillemi me përgjegjësi duke mbrojtur veten dhe të tjerët rreth nesh. Gjithashtu ripërsërisim thirrjen tonë që qytetarët të ndalojnë vizitat shtëpiake tek familjarët dhe miqtë e tyre, pasi që është vërtetuar se infektimi në masë më të madhe vjen si pasojë e kontakteve ndërnjerëzore në hapësira të mbyllura, ku qytetarët qëndrojnë të pambrojtur afër njëri-tjetrit për një afat më të gjatë kohor. Siç kemi cekur edhe shumë herë deri më tani, kategori më e rrezikuar janë personat e moshuar dhe me sëmundje kronike, andaj apelojmë që këto kategori të kenë kujdes të shtuar për sa i përket respektimit të masave mbrojtëse si dhe kontaktit të tyre me persona të tjerë. Është koha kur duhet të dëshmojmë solidaritet shoqëror dhe vetëdije të lartë qytetare, meqë me veprimet tona ndikojmë drejtpërdrejtë në shëndetin dhe mirëqenien e familjarëve, miqve dhe të afërmve tanë”, theksoi kryetarja Arifi. (koha.mk)