Tetovë, 20 shtator – Mbrëmë në mesnatë, person ende i paidentifikuar ka shtënë me armë zjarri në afërsi të Medresesës së vajzave paralelja e shtrirë në Tetovë.Dëshmitarët kanë thënë se kanë qenë rreth shtatë të shtëna që janë dëgjuar.Sipas banorëve të kësaj lagje, me armë është gjuajtur nga një veturë në kalim e sipër.
Ngjarja sot është raportuar në polici nga një pjesëtare e sigurimit të objektit e angazhuar nga Medreseja.
Nga Sektori për Punë të Brendshme njoftojnë se janë kryer hetime në vendin e ngjarjes dhe se rasti është dokumentuar ndërkaq po punohet për zbardhjen e plotë. Banorët në afërsi të vendit të ngjarjes thonë se mbrëmjen mes ditës së shtunë dhe ditës së diel janë dëgjuar disa krisma të armëve në këtë rajon.Jozyrtarisht ka edhe të dyshuar për këtë rast dhe punohet në zbardhjen e plotë.
Poashtu objekti është i pajisur edhe me kamera sigurie që do të ndihmojë organet e hetuesisë në zbardhjen e plotë.
Informacionet tona flasin se cak i këtij akti nuk ka qenë Medreseja ndërsa në kohën kur ka ndodh rasti nuk ka patur asnjë njeri brenda.