Paris, 12 janar – Shtatë persona të moshës prej 17 deri 21 vjeç, prej të cilëve disa kanë origjinë çeçene, sot janë arrestuar në Tuluz, Lion, Ruan, Bezanson, në Sena-et-Marna dhe në Men-et-Loara, në suaza të hetimit për atentatin ndaj profesorit Samuel Pati, të vrarë në afërsi të shkollës ku ka punuar në Ivelin tetorin e kaluar.
Të dyshuarit “paraqiten në grupe të ndryshme për dërgimin e mesazheve në të cilat ka qenë anëtar (Abdullah) Anzorov”, vrasësi i Samuel Patit. Arrestimet i ka kryer Nën-Drejtoria për Luftë Kundër Terrorizimit (Sdat) dhe Drejtoria e Përgjithshme për Siguri të Brendshme (DGSI).
Në dhjetor, pesë burra të moshës prej 18 deri 21 vjeç me origjinë çeçene, dyshohen se kanë pasur kontakt me sulmuesin, u liruan pasi u lanë në paraburgim policie pa u akuzuar në këtë fazë. Gjithsej katërmbëdhjetë persona akuzohen në hetimin për vrasjen e Samuel Patit (47).