Shkup, 20 shtator – Qyteti i Shkupit, në mbledhjen e fundit e ka pranuar kërkesën e Komunës së Çairit, për ndarjen e mjeteve financiare për përgatitjen e projektit për rregullimin e sallës së “Partizanit” në Çair.
Këshilltari nga radhët e BDI-së në Qytetin e Shkupit, Besnik Ajeti, për gazetën KOHA, thotë se 7 milionë euro janë mjetet e paraparë që mendohet të harxhohen për projektin në fjalë. Me përfundimin e këtij projekti, pritet të vazhdohet faza e dytë që parasheh rregullimin e sallës më të vjetër sportive në Çair. Realizimi i këtij projekti, autoritetet e Komunës së Çairit mendojnë ta bëjnë përmes partneritet publiko-privat.
Ndryshe, kjo sallë e cila gjendet në afërsi të stadiumit të F.C Shkupi, në të kaluarën ka qenë ndër vendet kryesore në Shkup ku janë zhvilluar aktivitete sportive. Nëpër dyshemenë e sallës së “Partizanit” në Çair, gjatë viteve 70, 80 dhe 90, kanë defiluar një sërë personalitetesh sporteve, duke filluar nga trajneri Mentaz Allajebegu dhe ekipi i tij i mundjes “Liria”, pastaj plejada e basketbollistëve të “Sllogës”, në krye me Faton Ismalin e kështu me radhë.
Ndryshe, për momentin pjesa dërmuese kësaj salle është jashtë funksionit si rezultat i një zjarri që e përfshiu vite me parë. Përderisa pjesa tjetër shfrytëzohet për çështjen komerciale, siç janë piceri, servise për larje veturash dhe parking. (koha.mk)