Limoni është një nga frutat më të shëndetshme prej agrumeve, që ka një varg përfitimesh shëndetësore, megjithatë, shumë njerëz nuk janë të vetëdijshëm për të gjitha mënyrat që ai mund të përdoret në jetën e përditshme. Ai është i pasur me kalcium, magnez, hekur, vitamina B dhe C dhe fosfor
Kjo frutë ndihmon në detoksifikimin e trupit, e përmirëson sistemin imunitar, e pastron traktin urinar, i largon pikat e zeza në fytyrë dhe ndihmon në humbjen e peshës.
Lëngu i limonit është një nga produktet më të fuqishme për kujdesin natyror të lëkurës. Ai shpesh shtohet në kremra të ndryshme, pilingje, losione dhe maska, ndërsa efekti i tij i fuqishëm është dëshmuar edhe në kujdesin e flokëve, dhëmbëve dhe thonjve. Në vijim lexoni disa këshilla se si t’i shfrytëzoni çdo ditë të gjitha mundësitë që i jep kjo frutë:
Ushqejeni lëkurën e fytyrës – Me vatë aplikoni lëngun e limonit në fytyrën tuaj për ta ushqyer, zbardhur dhe për ta mbajtur atë të freskët dhe të butë.
Eliminoni njollat në fytyrë – Aplikoni lëng limoni në fytyrë dhe lëreni të qëndrojë për 15 minuta dhe pastaj shpëlajeni, transmeton Koha.net. Në këtë mënyrë lëkura juaj do të jetë e pastër, njollat e errëta do të jenë me ngjyrë më të ndritshme, si dhe depigmentimi. Përveç kësaj, lëngu i limonit ndihmon në parandalimin e akneve.
Mënjanoni pikat e zeza – Limoni ka fuqi të fortë në mënjanimin e pikave të zeza, sepse është i pasur me vitaminë C dhe mineralet si kaliumi, magnezi dhe kalciumi, gjë që tregon se ka edhe aktivitet të fortë antibakterial.
Shëroni dhe ushqeni thonjtë – Mbani thonjtë të zhytur në lëngun e limonit për dhjetë minuta për t’i ndriçuar dhe forcuar ata. Pas kësaj pastroni me sasi të barabartë të uthullës së bardhë dhe ujit të nxehtë.
Parandaloni buzët e çara – Para se të shkoni në shtrat, aplikoni lëng limoni në buzët e thata dhe të plasaritura për t’i zbutur dhe për t’i eliminuar qelizat e vdekura prej tyre.
Përdoreni limonin si një deodorant natyral – Priteni limonin për gjysmë dhe pastaj fërkojeni nën sqetull për ta parandaluar erën e pakëndshme, djersitjen dhe që ajo zonë të mbetet e freskët dhe e pastër. Pastaj shpëlajeni me ujë të ngrohtë.
Me limon e bëni ngjyrën e flokëve më të ndritshme – Lëngu i limonit është një mënyrë e shkëlqyer për ta bërë më të ndritshme ngjyrën e flokëve në mënyrë natyrale, t’i rregulloni flokët dhe ta ktheni shkëlqimin, përcjell Koha.net. Tretni 50 ml lëng limoni të shtrydhur me 200 ml ujë dhe shpërndani nëpër flokë. Për efekt më të mirë, aplikoni këtë tretje në flokët tuaj pak para se të dilni në diell.
Përdoreni limonin në luftën kundër zbokthit – Lëngu i limonit e kontrollon kruajtjen dhe irritimin e kokës dhe e parandalon shfaqjen e zbokthit. E balancon vlerën e pH dhe e redukton sekretimin dhe humbjen e flokëve. Gjithashtu, për shkak të efekteve antibakteriale, ai e parandalon infeksionin e kokës. Përzieni lëngun e dy limonëve dhe spërkatni nëpër flokë pas larjes. Lëreni të veprojë për pesë minuta dhe pastaj shpëlajeni me ujë.
Mënjanoni shenjat/vijat e trupit – Vijat e trupit janë një nga problemet më të mëdha me të cilat ballafaqohen femrat dhe më të vështirat për t’i eliminuar. Limoni është një mënyrë e shkëlqyer për t’i eliminuar ato. Duke marrë parasysh aciditetin që e ka, limoni do t’i largojë qelizat e vdekura në trup dhe do e mbështesë zhvillimin e të rejave. Priteni limonin në rrathë dhe radhitni ata në ato pjesë të trupit ku janë vijat më të shquara. Lërini ashtu derisa të thahen dhe pastaj shpëlajeni me ujë të ngrohtë dhe përsëriteni këtë procedurë disa herë në ditë.