Super League e Kinës do të vazhdojë të zërë faqet e para të gazetave sportive në javët e ardhshme, gjatë të cilave pritet të tundojë yje të tjerë të futbollit me shuma marramendëse. Tre futbollistët e fundit që kanë pranuar të transferohen në kampionatin kinez janë Oscar, Tevez dhe Witsel. Është e qartë se futbolli kinez po rritet dhe do të jetë një superfuqi në të ardhmen, për këtë arsye ka ardhur momenti të mësojmë më shumë në lidhje me këtë kampionat. Më poshtë janë shtatë fakte që ndoshta nuk i dini për Super Ligën e Kinës.
1. Filloi në 2004-ën
Edhe pse akoma në moshë të re në kontekstin e futbollit global, Super League e Kinës nuk është një shpikje e re e viteve të fundit e krijuar nga investime të papritura në botën e futbollit. Ky kampionat i ka rrënjët te ish-kampionati Jia-A League, që u krijuar në fundin e viteve 80-të. Pasi Jia-A u karakterizuar nga një numër i madh problemesh, u mor vendimi për të krijuar një kampionat të ri profesionist në 2002-in, i njëjti vit kur kombëtarja kineze mori pjesë për herë të parë në finalet e Botërorit për herë të parë. Sezoni inaugurues i Super League-ës së Kinës u luajt në 2004-ën dhe është fituar nga skuadra e Shenzhen Jianlibao.
2. Në kampionat luajnë 16 skuadra
Është normale të keni krijuar një ide se bëhet fjalë për një kampionat relativisht të vogël, duke parë se janë dëgjuar shpesh herë emrat e të njëjtave skuadra kur është bërë fjalë për transferime të rëndësishme – Guangzhou Evergrande, Shanghai SIPG, Shanghai Shenhua, Jiangsu Suning, Beijing Guoan, për të përmendur disa nga protagonistë – dhe gjatë gjithë kësaj kohe është krijuar gjithashtu ideja e gabuar se qeveria kineze mbështet financiarisht çdo skuadër. Por klube si Yanbian Funde, Henan Jianye, Liaoning Whowin, Changchun Yatai, Tianjin TEDA nuk janë përmendur shumë në Europë.
3. Dominohet nga një klub
Siç ka ndodhur (dhe po ndodh) në Gjermani dhe Itali në vitet e fundit, trofeu i Super League-ës kineze ka qenë pronë e një klubi të vetëm: Guangzhou Evergrande. Ky ekip është shpallur kampion në gjashtë vitet e fundit dhe ka triumfuar edhe në Champions League-ën aziatike në dy nga katër vitet e fundit. Skuadra drejtohet aktualisht nga fituesi i Kupës së Botës Luiz Felipe Scolari dhe, pavarësisht pranisë në ekip të yjeve si Jackson Martinez dhe Paulinho, legjenda Zheng Zhi, ish-lojtar i Charlton Athletic dhe Celtic, është ylli dhe kapiteni i skuadrës.
4. Ka një numër limit për lojtarët e huaj
Ndryshe nga sa mendohet, Super League e Kinës nuk do të ketë një mbipopullim me futbollistë të huaj që do të transferohen nga Euorpa në Azi sepse rregullat aktuale nuk e lejojnë. Limitet për lojtarët e huaj që mund të luajnë atje janë vënë në mënyrë që të mbrohen talentet e vendit. Limitet janë ndryshuar në 2009-ën kur është vendosur se klubet mund të kenë vetëm katër lojtarë të huaj në formacion plus një ekstra nga një vend tjetër aziatik. Për ndeshjet aktuale duhet të zbatohet rregulli ‘3+1’ për lojtarët e huaj. Ku sistem pritet të favorizojë kombëtaren kineze në të ardhmen.
5. Promovimi i lojtarëve kinezë
Pavarësisht shumave të mëdha që po shpenzohen për të tërhequr yjet e futbollit, vazhdojnë të bëhen përpjekje për promovimin e lojtarëve vendas. Kështu, përveç çmimit për golashënuesin më të mirë të kampionatit, është vendosur të jepet edhe çmimi Këpuca e Artë për lojtarin kinez që shënon më shumë. Sulmuesi i krahut i Shanghai SIPG Wu Lei ka qenë fituesi në katër sezonet e fundit, duke shënuar mes 12 dhe 15 golave çdo vit. Gjithashtu, ai është golashënuesi më i mirë i historisë së SIPG dhe është lojtari më i ri që ka luajtur një ndeshje si profesionist pasi ka bërë debutimin e tij në 2006-ën në moshën 14 vjeç e 287 ditë.
6. Ka vetëm një anglez në kampionat
I vetmi lojtar anglez që luan aktualisht në Super League-ën e Kinës quhet Jack Sealy, një mbrojtës i krahut të djathtë, i cili paguhej dikur 23 euro në javë për të luajtur me një ekip amator në rrethinat e Bristolit, ndërsa sot fiton 11 mijë euro në javë. Edhe pse ka lindur në Londër, Sealy është rritur në Hong Kong dhe e ka filluar atje karrierën e tij, madje e përfaqëson këtë vend në nivel ndërkombëtar. Gjatë kohës që po ndiqte universitetin e Bristolit ai u përpoq të bëhej futbollist në Angli, por u kthye në Hong Kong pa sukses dhe nënshkroi një kontratë si profesionist me skuadrën e Sun Hei. Më pas ka ardhur transferimi te një ekip tjetër i Hong Kong, South China, para se ekipi i Super League Changchun Yatai e bleu Sealy në fillimin e viti të kaluar.
7. Numri i spektatorëve është në rritje
Këtu nuk bëhet fjalë thjesht për investime të bujshme ku lojtarë të shtrenjtë luajnë në stadiume të boshatisur. Ndërsa kampionatet kryesore europiane mbeten më të ndjekurit në Kinë, numri mesatar i spektatorëve të kampionatit kinez është në rritje të vazhdueshme që nga 2004-a dhe ka shkuar nga 18,500 në 2013-ën në 24,000 në 2016. Gjatë sezonit 2016-të, Guangzhou Evergrande është ndjekur mesatarisht nga 45.000 tifozë në ndeshjet e luajtur në shtëpi, një shifër e përafërt me atë të regjistruar nga Liverpool para se të niveli i ekipit të përmirësohej në vitet e fundit. Beijing Guoan ka pasur një sezon me një mesatare prej 38,114 spektatorësh në 2016-ën, ndërsa mesatarja e spektatorëve për pjesën më të madhe të klubeve ka rënë mes 11,000 dhe 28,000. Madje disa klube kanë edhe tifozeri ‘Ultras” të stilit europian.