Shkup, 5 shkurt – Në rajonin e Qytetit të Shkupit, gjatë 24 orëve të fundit kanë ndodhur gjithsejt shtatë fatkeqësi rrugore, në tre prej të cilave janë lënduar katër persona. Në katër fatkeqësi është shkaktuar dëm material, njofton Koha.
Gjatë 24 orëve të fundit janë sanksionuar 48 vozitës të cilët kanë vozitur më shpejtë nga e lejuara, ndërsa nga komunikacioni janë përjashtuar edhe 22 vozitës para se të pajisen me të drejtën e patent shoferit dhe dy vozitës fillestarë. Janë përjashtuar edhe gjashtë automjete të paregjistruara.
Policia rrugore ka dhënë 81 dënime për parkim të parregullt, ndërsa me automjetin e posaçëm janë marrë 66 automjete.
Sipas buletinit të SPB Shkup, janë evidentuar edhe 28 vozitës të cilët nuk e kanë mbajtur rripin e sigurisë dhe 13 vozitës të cilët kanë përdorur telefonin celular.
Gjatë ditës së sotme, Sektori për preventivë do të relaizojë leksion të posaçëm edukativ për qytetarë të cilët si këmbësorë kanë kryer kundërvajtje të ndryshme. (koha.mk)