Shkup, 18 nëntor – Shtatë emigrantë nga Siria, mbrëmë, u zbuluan dhe arrestuan në rajonin e fshatit Reçicë të Kumanovës, transmeton gazeta KOHA.
Siç kumtoi MPB, nëpunësit e policisë nga Stacioni i Policës për vendkalim kufitar dhe mbikëqyrje kufitare “Bellanovcë”, mbrëmë rreth orës 22:30 në rajonin e Reçicës, kanë vërejtur një automjet “reno espejs”, i cili ka transportuar emigrantë.
“Nëpunësit policorë e kanë gjetur automjetin, ndërsa në afërsi të tij kanë zbuluar edhe shtatë persona emigrantë nga Siria. Emigrantët janë dërguar në Qendrën transituese për pranim në Shkup për procedurë të mëtutjeshme”, thonë nga MPB-ja.
Ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.(koha.mk)