Kumanovë, 1 prill – Gjykatësi hetues i Gjykatës Themelore të Kumanovës i ka dhënë shtatë ditë paraburgim 20-vjeçarit nga Sllupçani, Luan Kadriu, i cili ngarkohet nga policia se është personi kryesor që uli flamurin shtetëror në sheshin e Kumanovës ndërsa ngriti flamurin shqiptar, shkruan gazeta KOHA. Në ndërkohë, në liri janë lënë 16-vjeçari Llokman Sadiku, si dhe tre te mitur tjerë po nga Sllupçani. Në polici ndërkohë ishin paraqitur rreth 10 dëshmitarë, që të gjithë maqedonas, që kanë identifikuar Luanin si të riun që ngriti flamurin shqiptar, si dhe disa filmime nga kamera amatore – celular, që kishin filmuar gjithë ngjarjen. (koha.mk)