Shtatë deputetë të koalicionit të VMRO-DPMNE kanë ditur ose kanë marrë pjesë në hapjen e derës kryesore të Kuvendit për demonstruesit më 27 prill tregojnë incizimet të cilat ka siguruar Televizioni Telma.
Në tërë aksionin për hyrje në Kuvend sipas burimeve të televizionit kanë marrë pjesë të punësuarit e Agjencisë për zbulim, ARM dhe DSK. Në incizime shihet se4 si një pjesë e deputetëve i orientojnë demonstruesit në drejtime të ndryshme në Parlament pasi që deputetët Vasilevski dhe Mukoski hapin derën.