Nikozi, 24 qershor – Greku qipriot, një kapiten ushtarak, është dënuar me shtatë dënime me burg pasi që u prononcua fajtor për vrasjen e pesë grave dhe dy fëmijëve.
Nikos Metaksas (35) u deklarua fajtor për 12 pika të ndërlidhura me vrasje me paramendim dhe rrëmbim të shtatë personave, të cilët kanë ardhur nga Filipinet, Rumania dhe Nepali në periudhë prej dy vjetëve. Dy vajzat e vrara, të moshës nga gjashtë dhe tetë vjeçare, kanë qenë vajza të grave të vrara, transmeton KOHA.
Vrasësi në shqiptimin e sotëm të dënimit erdhi pa avokat, ndërsa gjatë leximit të aktakuzës filloi të qajë.
Kryerësi është një baba i divorcuar i dy fëmijëve. Viktimat, të cilët kanë punuar si ndihmëse shtëpiake, i ka gjetur në Internet dhe i ka vrarë në periudhën mes shtatorit të vitit 2016 dhe gushtit të vitit 2018.(koha.mk)